Shtyhet seanca ndaj Mariglen Demiri, i akuzuar për thyerje të zyrës së Ivanovit
22/11/2016
Seanca për gjykimin e anëtarit të partisë ''E Majta'', Mariglen Demiri, i cili akuzohet për thyerje të zyrës popullore të kryetarit Ivanov, në protestat e prillit, është shtyrë përsëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, ka reaguar partia ''E Majta'', e cika konsideron se procesi gjyqësorë ndaj Mariglenit është trysni e pushtetit kundër anëtarëve të saj.
Ndryshe, Mariglen Demiri është kandidat për deputet dhe është i radhitur i dyti në listë, në njësinë zgjedhore 1./Telegrafi/


