Please enter at least 3 characters.

Shtrenjtohet çmimi i dizelit në Maqedoni

2022/06/nafta.jpg

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,80% në raport me vendimin e datës 3.7.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje te benzina mesatarisht 0,783%, te nafta ka rritje mesatarisht 2,207%, te vaji ekstra i lehtë rritja është mesatarisht 2,401% dhe te mazuti rritja është mesatarisht 2,296%, për shkak se në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë përshtatje përkatëse.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,076%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,755 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Nga data 11.7.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

- Benzinë motori - ЕUROSUPER BS 95 - 80,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori - ЕUROSUPER BS 98 - 82,00 (denarë/litër)
- Naftë motori - ЕURODIZEL BS (D-Е V) - 70,50 (denarë/litër)
- Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) - 70,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU - 41,784 (denarë/kilogram)