Please enter at least 3 characters.

Shtohen dyshimet për ndarje, Bebe Rexha e largon nga rrjetet sociale të dashurin e saj

2023/07/355116414_280636691015009_8931078159781036087_n-e1689923926634.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se i ka dhënë përfundimisht lidhjes me drejtorin e fotografisë, Keyan Safyari.

Dyshimet lindën kur javën e kaluar, ajo shpërndau në InstaStory një mesazh të shkruar nga i dashuri i saj në InstaDirect, i cili e kritikonte atë për peshën.

Nga mesazhi u la të kuptohet se mes dyshes kishte mbaruar gjithçka, ani pse situata nuk ishte krejt e qartë.

Sido që të jetë, rrjetet sociale në ditët e sotme janë bërë një mjet konfirmimi për gjërat kur nuk shkojnë mirë mes çifteve,.

E një gjë e tillë duket se po ndodh edhe me interpretuesen e hitit “I’m Good (Blue)”, e cila e ka larguar nga të gjitha rrjetet sociale kinematografin amerikan.

Edhe Keyan gjithashtu nuk e ndjek artisten shqiptare në listën e personave që ndjek në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Foto: Keyan Safyari/Instagram

Këto elemente flasin shumë dhe konfirmojnë mesa duket se çifti tashmë janë një “ish” dhe se i kanë ndarë rrugët mes vete.

Rexha ndërkohë që nga ajo ditë kur ndau me ndjekësit mesazhin e të dashurit, nuk është lajmëruar më në rrjetet sociale për të publikuar ndonjë video apo fotografi – pasi duket se ka preferuar të qëndrojë e qetë. /Telegrafi/