Shtetasi i Shqipërisë kapet me marihuanë, lëndohet një polic
06/10/2017
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Gjakovë, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli i cili shërben për grirjen e marihuanës.
Gjatë arrestimit të të dyshuarit lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.


