Shtetasi i Serbisë sulmoi fizikisht dy të mitura në Leposaviq, largohet në drejtim të panjohur
23/05/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit fizik ndaj dy të miturave.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq, të premten në ora 23:35.
“I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, ka sulmuar fizikisht dy të mitura. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Ndërsa, viktimat nuk kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
Policia njofton se rasti është në hetime. /Telegrafi/


