Shtatë arsye pse Gjermania do ta eliminojë Italinë (Foto)
Bilanci është i keq për gjermanët: 8 ndeshje zyrtare, asnjë fitore, katër humbje dhe katër barazime.
Italia është padyshim kundërshtari që i shti frikën gjermanëve. Por këtë herë do të jetë një tjetër muzikë. Më poshtë keni 7 arsyet pse këtë herë, çerekfinalja është stacioni i fundit i italianëve.
Gjermanët dinë si të skualifikojnë Conten Në sezonin e tripletës bavareze në 2012/13 lojtarët e përfaqësueses që luajnë me Bayern e kanë mundur Antonio Conte-n në Champions League. Në çerekfinale rekordmenët gjermanë mundën Juventus-in me dy fitore (2:0, 2:0). Me Neuer, Boateng, Schweini, Kroos, Muller, ishin plot pesë lojtarë të pranishëm kundër Buffon, Barzagli, Bonucci dhe Giacherinit.
Joachim Low ka një dorë magjike Gjatë Euro 2012, trajneri gjerman pësoi mbase humbjen më të hidhur të karrierës së tij kundër italianëve në gjysmëfinale, dhe tani kërkon të marrë hak. Të gjithë e kritikuan zgjedhjen e tij për të markuar një-për-një Pirlo-n duke i vënë Toni Kroos si “roje”. Edhe vetë trajneri kritikoi veten e tij gjatë konferencës për shtyp ditën e martë. “Në 2012 plani im nuk funksionoi, dhe duhet të merrja përgjegjësitë, megjithëse ndeshja u humb nga gabime individuale.” Këtë herë ai premton një skenar ndryshe. Ndryshimet e tij taktike këtë herë kanë qenë premtuese. Kimmich në të djathtë, Schweinsteiger si xhol dhe Draxler në formacion, ishin lëvizje mjeshtërore.
Fitoret po i bëjnë italianët kryelartë Italianët janë të sigurt që gjermanët do të dridhen nga frika, sidomos pas fitores bindëse me Spanjën. Gazzetta dello Sport shkruan: “Jemi të sigurt se, pas ndeshjes me spanjollët, gjermanët kanë filluar të dridhen nga frika vetëm kur kujtojnë sindromën e quajtur “Itali”. Ata janë kampionë bote, ata duhet të fitojnë. Ne jemi një grup i shëmtuar, i keq, që shkakton dhimbje.” Presidenti i Federatës Italiane, Carlo Tavecchio: “Gjermania, ashtu si Spanja, trembin këdo, por unë jam i bindur se ata janë ata që na kanë frikë ne tani.”


