Shqiptarja, arbëreshe apo arvanitase, myslimane apo e krishterë, veriore apo jugore, elitare apo popullore, qytetare apo malësore, nuk i ka lënë indiferentë të huajt me veshjen e saj tradicionale. Madje, shpeshherë ajo ka ngjallur kureshtje me veçantinë e stilit të saj. Këtë e dëshmojnë revistat, gazetat dhe romanet e shumta franceze apo në gjuhën frënge, ku hasim gravura dhe fotografi që i dedikohen asaj, si në vijim:
Veshje popullore të grave shqiptare (1782) / Jean Houel, Palazzo Adriano, Sicili Bukuroshja shqiptare dhe Chateaubriand, Athinë (1806) Mbi tarracat e Ohrit, Shqipëri (1841) / R. Coton Woodville, revista “Le Monde Illustré” Kostumet popullore shqiptare sipas krahinave dhe besimeve fetare (1880) / Fortuné Louis Méaulle, revista “Le Monde Illustré” Princesha mirditore / Jules - Marie Armand, Molteni (1897-1898) Grua mirditore / Jules - Marie Armand, Molteni (1897-1898) Malësorja mirditore / Jules - Marie Armand, Molteni (1897-1898) Gratë shqiptare tek burimi (1912) Gratë shqiptare në Maqedoni (1916) Kurs rrobaqepësie për gratë myslimane shqiptare të Tiranës (1919)