Please enter at least 3 characters.

Shqiptari Martin Shkreli nxjerr në shitje albumin e rrallë të grupit Wu-Tang

2017/09/wu-tang-2-e1504793029837.jpg

Martin Shkreli, shqiptari drejtor i Turing Pharmaceuticals i cili u arrestua muajin e kaluar nën akuzat e mashtrimit, nxori në shitje në e-Bay kopjen e vetme ekzistuese të albumit “One Upon a Time in Shaolin” të Klanit Wu-Tang.

Dy vite më parë, Shkreli u shpall fitues i ankandit për albumin i publikuar në formën e një CD-je të vetme.

Oferta e tij ishte 2 milion dollar por mbrëmjen e së martes ai vendosi të ri-shiste albumin në e-Bay, një ankand i cili filloi me 1 dollar ndërsa oferta më e lartë tani ka shkuar në mbi 1 milion euro.

Shkreli i cili mori pseudonimin “pharma bro” duke rritur çmimet e ilaçeve që mund t'u shpëtonin jetën të sëmurëve me HIV/Aids, shkruante në e-Bay se do të dhuronte gjysmën e fitimit nga albumi për hulumtime në mjekësi, njofton PCW.

One Upon a Time in Shaolin, një album i regjistruar për 6 vite me radhë, është më i shtrenjti shitur ndonjëherë.

Shkreli i cili shpeshherë është quajtur “njeriu më i urryer në Amerikë,” rrezikon 20 vite burg pas arrestimit të tij muajin e kaluar për implementimin e skemës Ponzi në kompaninë e tij. /BW/Telegrafi/