Please enter at least 3 characters.

Shqipëri 2-0 Moldavi, notat e lojtarëve: Bajrami, Ismajli e Ramadani më të mirët

2023/06/354463916_645527824276395_3648548631482224966_n.jpg

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore komode 2-0 ndaj Moldavisë.

Kjo ishte fitorja e parë e kuqezinjve në eliminatoret për Euro 2024, teksa ishte një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund të saj.

Jasir Asani realizoi një gol spektakolar me të filluar pjesa e dytë, derisa për 2-0 u përkujdes Nedim Bajrami.

Mesfushori i Sassuolos, Nedim Bajrami ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje, derisa me notë të njëjtë u vlerësuan edhe Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli.

Paraqitje shumë të mirë patën edhe Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Jasir Asani, Etrit Berisha e kapitenit Elseid Hysaj.

Ndërkohë te përfaqësuesja mysafire nota më e ulët shkoi për portierin Dorian Railean, ndërsa më i vlerësuari ishte mesfushori Vadim Rata.

Shqipëria ka tri pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa lider i grupit është Çekia me shtatë pikë.  /Telegrafi/