Please enter at least 3 characters.

Shpëtohet djaloshi që mbeti i varur në teleferik (Video)

Për fat të mirë në momentin kur Tristan Stead ishte duke rënë, xhaxhai tij e ka kapur për dore, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk ka mundur ta ngritë lartë, xhaxhai e ka mbajtur për afro dhjetë minuta, në një pozitë shumë të papërshtatshme.

Të pranishmit që kanë qenë në këtë resor skijimi, e kanë marrë një batanije dhe e kanë pritur Tristanin, derisa ka rënë nga lartësia prej gjashtë metra.

Në videon e postuar më poshtë, për rreth një minutë mund të shihen përgatitjet që bëhen, derisa lëshohet djaloshi dhe shpëton. /Telegrafi/