Please enter at least 3 characters.

Shpërthim në Fushë-Bulqizë

2017/07/14996727591498823568policia.jpg

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Bulqizë, në automjetin e një shtetasi që punon si administrator i një galerie kromi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:40. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, që konstatuan se në pjesën e pasme të automjetit të tij ishte vendosur lëndë plasëse, e cila kishte shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve./Telegrafi/