Please enter at least 3 characters.

Shpërthen në mes të rrugës, cisterna që transportonte ujëra të zeza (Video)

2016/08/Shpërthen-në-mes-të-rrugës-cisterna-qe-transportonte-ujera-te-zeza-foto.jpg

Në një rrugë të mbushur me vetura, në Moskë të Rusisë, ka shpërthyer cisterna që ishte duke transportuar ujëra të zeza.

Udhëtarët që ishin në një automobil më larg, e kanë filmuar këtë moment si dhe zbrazjen e lëngut me ngjyrë të zezë, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar eksplodimin, që e ka spërkatur autobusin që kishte anash, si dhe makinat në afërsi, për të mbushur më pas rrugën me ujin e ndotur.

Në videon e postuar më poshtë, shihet momenti kritik të cilin askush nuk do të donte ta përjetonte. /Telegrafi/