Please enter at least 3 characters.

Shpërthen dhuna në Francë pas fitores së PSG, dy të vdekur dhe mbi 550 të arrestuar

Dy persona kanë vdekur dhe qindra janë arrestuar në të gjithë Francën pasi tifozët e Paris Saint-Germain (PSG) festuan fitoren e klubit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në qytetin jugperëndimor të Dax, një djalë 17-vjeçar vdiq pasi u godit me thikë në gjoks.

Ndërsa një 23-vjeçar, i cili po ngiste një skuter në qendër të Parisit, vdiq pasi u përplas nga një automjet, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

U ndezën flakë dhe fishekzjarre, strehët e autobusëve u thyen dhe veturat u dogjën mes festimeve të egra ndërsa PSG fitoi çmimin më të madh në futbollin evropian të klubeve për herë të parë në historinë e tyre – duke mposhtur Interin me një rezulatat 5:0.

Prefekti i policisë së Parisit, Laurent Nunez tha se parada e trofeut të Ligës së Kampionëve të PSG-së do të zhvillohet të dielën në mbrëmje - por do të ketë një prani të shtuar policore dhe ushtarake në terren.

Siç raportohet, 192 persona u lënduan gjatë festimeve natën dhe 559 u arrestuan.

Ndryshe, kulla Eiffel u ndriçua me ngjyrat të kaltër dhe të kuqe të PSG-së.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha: "Një ditë e lavdishme për PSG! Bravo, ne jemi të gjithë krenarë. Parisi, kryeqyteti i Evropës këtë mbrëmje." /Telegrafi/