Please enter at least 3 characters.

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Korçë, 40-vjeçari pëson djegie në trup

2021/12/AMBULANCA-696x367-1.png

Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e kësaj të hënë në një banesë në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç.

Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /Telegrafi/