Please enter at least 3 characters.

Shpërndau në Facebook video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, arrestohet i dyshuari

2023/03/facebook.jpg
479:"A smartphone user shows the Facebook application on his phone in the central Bosnian town of Zenica, in this photo illustration, May 2, 2013. Facebook Inc's mobile advertising revenue growth gained momentum in the first three months of the year as the social network sold more ads to users on smartphones and tablets, partially offsetting higher spending which weighed on profits. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: SOCIETY SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS) - RTXZ81J
7:"REUTERS

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Sipas njoftimit, i njëjti në rrjetin social Facebook ka shpërndarë tek disa persona të tjerë një video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informacioneve  se në rrjetin social Facebook, nga një person i dyshuar, është shpërndarë tek disa persona të tjerë një video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, ka filluar hetimet, ku si rezultat është identifikuar dhe është arrestuar një i dyshuar mashkull/kosovar”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin është sekuestruar një telefon celular dhe po ashtu është intervistuar personi i dyshuar. Në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/