Please enter at least 3 characters.

Shokohet Barcelona, mposhtet me rikthim nga Levante

2019/11/Levante-Barcelona.jpg
281:"VALENCIA, SPAIN - NOVEMBER 02: Nemanja Radoja of Levante UD celebrates with teammates after scoring his team's third goal during the Liga match between Levante UD and FC Barcelona at Ciutat de Valencia on November 02, 2019 in Valencia, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Levante ka arritur të fitojë me rikthim në shtëpi ndaj Barcelonës me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.

Pas pesë fitoreve radhazi, Barcelona është befasuar nga Levante, e cila ia ka shkaktuar humbjen e humbjen e tretë në këtë fillim sezoni.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Barcelonës, e cila përveç rasteve arriti të gjej edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 38-të dhe ishte Lionel Messi, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Festa e Messit pas golit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, vendasit u kthyen rrezikshëm duke shënuar dy gola të shpejt për të kaluar në epërsi.

Fillimisht ishte Jose Campana (61'), i cili barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa Borya Mayoral (63') kaloi Levanten në epërsi 2-1.

Momenti i golit nga Mayoral (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Kur pritej që Barcelona të barazonte rezultatin në skenë doli Nemanja Radoja (69') që thelloi epërsinë në 3-1.

Barcelona arriti të kthehet në lojë në minutën e 72-të me anë të Messit, por goli iu anulua për pozitë jashtë lojë dhe deri në fund Levante arriti të mbaj epërsinë dhe të marr një fitore të madhe.

Pas kësaj fitore, Levante ngjitet në vendin e tetë me 17 pikë, ndërsa Barcelona mbetet e para me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Celta Vigon, ndërsa Levante udhëton te Athletic Bilbao. /Telegrafi/

https://twitter.com/fcbmumbai/status/1190659794937364485