Shoferi theu barrierën dhe mbeti i bllokuar mbi shina – momenti kur treni godet makinën, në një kalim hekurudhor në Poloni
03/09/2025
Një aksident i rëndë ndodhi më 18 gusht në afërsi të Granowos, ku një tren u përplas me një makinë në një kalim hekurudhor.
Ngjarja ndodhi pasi drejtuesi i automjetit supozohet se theu rampat e mbyllura dhe mbeti i bllokuar mbi shina.
Përplasja ishte e fuqishme, duke shkatërruar pothuajse tërësisht makinën, ndërsa shoferi u dërgua në spital në gjendje stabile.
Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, policia, shërbimi i urgjencës dhe një helikopter.
Për pasojë, qarkullimi i trenave në linjën Granowo – Stęszew u pezullua për rreth dy orë. /Telegrafi/


