Shkodran Mustafi dhuron ‘show’ në stërvitje te Arsenali, shënon gol sikurse Kimmich ndaj Dortmundit
27/05/2020
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka postuar një video të një goli të tij gjatë stërvitjeve me klubin anglez, Arsenalin.
Bayern Munich ka arritur të fitojë derbin e ditës së martë ndaj Borussia Dortmundit me rezultat minimal 1-0.
Fitorja e Bavarezëve erdhi falë një goli të bukur me parabolë nga gjermani Joshua Kimmich gjatë pjesës së parë.
Goli i shënuar nga lojtari i gjithanshëm gjerman ka arritur të bëhet një ‘hit’ në mediat sociale dhe tashmë shumë po tentojnë të kopjojnë atë.
Njëri nga ta ka qenë edhe ylli shqiptar i Arsenalit, Mustafi, i cili ka shënuar një gol të ngjashëm në stërvitje me klubin londinez.
Është vet mbrojtësi shqiptar ai i cili ka postuar këtë gol në rrjetet sociale. /Telegrafi/


