Please enter at least 3 characters.

Shkëlzen Gashi drejt rikthimit te Grasshoppers

2019/06/GettyImages-626168628.jpg
276:"COMMERCE CITY, CO - NOVEMBER 27: Shkelzen Gashi #11 of Colorado Rapids kicks the ball wide in front of Joevin Jones #33 of Seattle Sounders during the first half at Dick's Sporting Goods Park on November 27, 2016 in Commerce City, Colorado. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi ka tre muaj që ka mbetur futbollist i lirë.

Pas ndërprerjes së kontratës me skuadrën amerikane Colorado Rapids, Gashi ka mbetur pa angazhim.

Por Gashi duket pranë rikthimit në futbollin zviceran më saktësisht tek ish-skuadra e tij Grasshoppers.

Skuadra më e trofeshme zvicerane ka rënë në Challange League dhe synon ta ndërtojë një ekip cilësore për tu rikthyer në elitën e futbollit zviceran.

Shkelzen Gashi sa ishte pjesë e klubit zviceran Grasshoppers. (Photo by Michael Buholzer / EuroFootball /Getty Images)

GC është futur në bisedime me Gashin dhe kanë në plan rikthimin e tij në Zurich.

Sipas medieve zvicerane marrëveshja mes palëve është afër dhe Gashi pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare.

Kujtojmë që Gashi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Baselin, Zurichun, Xamaxin, Aaraun, Bellizonën dhe Schaffhausenin. /Telegrafi/