Please enter at least 3 characters.

Shkaku i punimeve për kanalizim, mbyllet për qarkullim rruga 'Gani Butka' në Prishtinë

2019/08/68252406_2655066494538557_4243311062906044416_n.png

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së rruga Gani Butka do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal "Prishtina".

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve.

"Të mërkurën e të enjten, me datën 14 e 15 gusht, rruga Gani Butka do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal "Prishtina" . Luten qytetarët që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve", thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/