Please enter at least 3 characters.

Shitet në ankand makina që John F. Kennedy përdori në ditën e vrasjes

2020/10/34231550-8848181-A_limo_which_John_F_Kennedy_rode_on_the_morning_of_his_assassina-a-35_1602864464054-e1602967565702.jpg

Një makinë limuzinë e përdorur nga presidenti amerikan John F. Kennedy në ditën e vrasjes së tij, u shit në ankand për shifrën e 375 mijë dollarëve.

Makina e vitit 1963, një Lincoln Continental ishte përdorur nga presidenti Kennedy, Jackie Kennedy dhe guvernatori i Teksasit, John Connally mëngjesin e ditës fatkeqe të 22 nëntorit 1963, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë u vra nga një plumb.

Ata udhëtuan me këtë makinë nga Forth Worth për të shkuar në aeroport, ku morën fluturimin për në Dallas, aty ku edhe Kennedy u ekzekutua në një tjetër Lincoln Continental.

Kjo makinë ndodhet prej vitesh në muzeun “Hendy Ford” në Dearborn të Michiganit. /kp/Telegrafi/