Shima: Jemi të përgatitur maksimalisht për Prishtinën
20/11/2014
Para kësaj ndeshjeje është treguar shuma optimist basketbollisti i Pejës, Gerti Shima, i cili ka thënë për SportPlus se ndeshjet me Prishtinën përherë sjellin basketboll cilësor, ndërsa mendon se skuadra e tij do t’ia shkaktojë humbjen e parë Sigal Prishtinës sivjet. Ndeshja fillon në ora 19:30 dhe transmetohet në RTV21.
“Ndeshjet me Prishtinën gjithmonë i kanë emocionet e veta. Jemi të përgatitur maksimalisht dhe besoj që do të shfaqim lojën më të mirë të sezonit. Prishtina ka ekip të mirë dhe e dimë forcën e tyre por do të bëjmë gjithçka, që kjo lojë të jetë e jona. Pra të kthejmë baraspeshën në tabelë”, tha alo-qendra e Pejës, Gerti Shima, i cili pret përkrahje maksimale nga tifozët pejanë. /Telegrafi/


