Please enter at least 3 characters.

Shikoni se si kapet shimpanzeja që ishte ngjitur në shtyllë elektrike (Video)

2016/04/Shimpanza-1.png

Një shimpanze është kapur nga zyrtarët e qytetit, pasi është rrëzuar nga shtylla elektrike në pjesën veriore të Japonisë.

Shimpanzeja e quajtur Cha Cha, kishte ikur nga kopshti zoologjik Yagiyama në qytetin Sendai, transmeton Telegrafi.

Cha Cha kishte bredhur rrugëve për më shumë se një orë, derisa qytetarët e kishin parë dhe raportuar tek zyrtarët e qytetit.

Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur shimpanzeja ngjitet në shtyllë elektrike, duke shpresuar se do t’i shpëtojë kapjes.

Por ajo u godit me qetësues duke humbur kështu vetëdijen, dhe duke rënë mbi një çarçaf të cilin po e mbanin në duar zyrtarët e qytetit. /Telegrafi/