Please enter at least 3 characters.

SHGM: Dhuna e policisë ndaj gatetarëve është e qëllimshme

2016/03/SHGM-se-i-refuzohet-kerkesa-per-Milenko-N.jpg

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër dhunën policore ndaj një gazetari dhe tre fotoreporterëve në protestën e mbrëmshme para zyrës popullore të kryetarit Ivanov në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dhunën ndaj gazetarit dhe fotoreporterëve, SHGM-ja e konsideron si dhunë ndaj të gjithë gazetarëve dhe lirisë së mediave, dhunë të qëllimshme për të penguar dokumentimin e dhunës së policisë ndaj gazetarëve.

SHGM-ja kërkon nga ministri Oliver Spasovski që të identifikojë policët e dhunshëm dhe t'i ndëshkojë./Telegrafi/