Please enter at least 3 characters.

Sheva porosit Costan: O shëno menjëherë, o dështove

2016/01/sheva-porosit-costan-o-sh-euml-no-menj-euml-her-euml-o-d-euml-shtove_hd.jpg

Legjenda ukrainase kaloi formë të shkëlqyer te Milani gjatë viteve 1999-2006 dhe u transferua në Stamford Bridge për një shumë rekorde parash, mirëpo atje dështoi.

Tash, ai vjen me këshilla për sulmuesin e ri të Chelseat, i cili sapo është transferuar nga Atletico Madridi.

“Gjëja më e mirë është që Costa të shënojë dhe të shënojë shpejt. Kjo do të jetë e rëndësishme për të”.

“Pritja e tifozëve dhe klubit është shumë e madhe, prandaj ai duhet të shënojë dhe të vazhdojë”.

“Jam i sigurt se do të rezultojë i suksesshëm. Mendoj se është një sulmues i mirë dhe më pëlqen”, ka deklaruar Shevchenko. /Telegrafi/