Please enter at least 3 characters.

SHËN FRANÇESKU DHE ZOGJTË

2021/09/Seamus-Heaney.jpg

Poezi nga: Seamus HeaneyPërktheu: Rajmonda Çollaku

Kur Shën Françesku u predikoi zogjve dashurinë
ata e dëgjuan, rrahën flatrat, dhe turravrap
iu sulën kaltërsisë, porsi trumba e fjalëve

që vërshoi hareshëm të shenjtave buzë të tij.
Mandej u derdhën teposhtë, i fërfëllinë mbi krye,
e rasave të fretërve u sollën fugë.

Dredha-dredha flatruan, prej shendit
lojë e këngë, e posi shëmbëlltyra morën qiejt.
Ish vjersha më e bukur që thuri Françesku,

fjala e njëmendtë, i lehtë kumbi.