Please enter at least 3 characters.

Shefi mjekësor i UEFA-s: Futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë

2020/04/Corona2.jpg
412:"TIJUANA, MEXICO - APRIL 27: Two doctors outside the Regional Hospital N.1 on April 27, 2020 in Tijuana, Mexico. Baja California state remains as one of the worst-hit states of Mexico and its main city Tijuana registers over 115 COVID-19 deaths. According to Health Authorities, Tijuana will face three weeks of massive risk and possible saturation of morgues and hospitals. (Photo by Francisco Vega/Getty Images)
12:"Getty Images

Shefi mjekësor i UEFA-s, Michel D’Hooghe, është skeptik lidhur me rifillimin e garave të mëdha të futbollit këtë sezon duke thënë se është çështje “jete a vdekje”.

Qëndrimi i tij duket të jetë në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të UEFA-s që i ka inkurajuar ligat që t’i përfundojnë garat edhe nëse kjo do të thoshte ndryshim në formatin e fazave të eliminimit direkt.

Qeveria franceze njoftoi të martën se Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk do të luajnë deri në shtator, duke iu bashkuar kështu vendeve, si Belgjika, Holanda dhe Argjentina që e kanë deklaruar të përfunduar sezonin 2019/2020.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë jemi subjekt i vendimeve në nivel kombëtar nga autoritetet publike. Është shumë e thjesht. Futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë”.

“Do të jem i lumtur nëse mund të fillojmë, në një mënyrë të përshtatshme, kampionatin e ardhshëm dhe të mos kemi asgjë para fillimit të sezonit të radhës”.

“Nëse mund ta fillojmë sezonin 2020/2021 në gusht ose në fillim të shtatorit, do të isha i kënaqur. Atëherë do të shmangej një sulmi dytë nga virusi, që është i mundur”.

(Foto: Maddie Meyer/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë duhet të jetë shumë të kujdesshëm aktualisht. Kam dëgjuar në shumë vende se po mendojnë të luajnë sërish futboll, me ose pa publik”.

“Nëse ja një rrethanë të vetme, ku argumentet mjekësore duhet të fitojnë ndaj atyre ekonomike, është tash. Nuk është çështje parash, është çështje jete a vdekjeje. Është shumë e thjeshtë”, ka deklaruar D’Hooghe për The Daily Telegraph.

Bundesliga është në faza më të avancuara të përgatitjeve dhe pritet të fillojë më 9 maj, kurse Serie A me 2 qershor. /Telegrafi/