Please enter at least 3 characters.

Shaqiri flet për të ardhmen e tij te Liverpooli

2019/12/Shaqiri-vs-Everton-2.jpg
297:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 04: Xherdan Shaqiri of Liverpool runs with the ball under pressure from Lucas Digne of Everton during the Premier League match between Liverpool FC and Everton FC at Anfield on December 04, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka thënë se ndihet i lumtur te Liverpooli dhe nuk e mendon largimin nga Anfield.

Shaqiri mezi është paraqitur për Liverpoolin këtë sezon, shkaku edhe i lëndimit - por ai insiston që nuk po shkon askund.

"Jam shumë i lumtur këtu", ka thënë fillimisht Shaqiri për mediat angleze.

"Mendoj se të gjithë mund ta shohin atë me mënyrën se si luajta. Kam një kontratë të gjatë dhe jam i përqendruar vetëm te Liverpooli".

"Ka qenë një moment i vështirë për mua, por jam i ngazëllyer për të ardhmen".

"Pse do të dëshiroja të largohem nga Liverpooli? Ky është një ekip special dhe ka shumë për të arritur këtu", përfundoi gjilanasi.

Ish-ylli i Interit dhe Bayernit u kthye nga lëndimi pas një muaj jashtë fushave dhe shënoi në mesjavë në derbi ndaj Evertonit. /Telegrafi/