Please enter at least 3 characters.

Shanset e Tottenhamit në përqindje për t'u kualifikuar në finale dhe për ta fituar Ligën e Kampionëve

2019/05/Tottenhamgoal.jpg
327:"LONDON, ENGLAND - APRIL 23: Christian Eriksen of Tottenham Hotspur celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Brighton & Hove Albion at Tottenham Hotspur Stadium on April 23, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Humbja në Londër nga Ajaxi ka bërë që Tottenham Hotspur të ketë gjasa të vogla për të siguruar pjesëmarrjen në finale të Ligës së Kampionëve e jo më ta fitojë atë.

Spursat pësuan me rezultat 0-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërsa sonte (e mërkurë) luajnë kundër skuadrës holandeze në Amsterdam.

Kreu i analizave sportive Gracenote, Simon Gleave, ka thënë se Tottenham Hotspur e ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi (0-1), por nuk mund të konsiderohet i përjashtuar nga Liga e Kampionëve.

(Foto: Gracenote)

"Shansi që Spursat të kualifikohen në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid janë zvogëluar në rreth 29 për qind, sipas indeksit Euro Club".

"Gjasat e Tottenhamit që ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon janë zvogëluar në rreh pesë për qind, por këto shanse janë ngritur në raport me përqindjen që e ka pasur klubi gjatë gjithë sezonit në këtë garë - para fazës gjysmëfinale", ka thënë ai. /Telegrafi/