Sevilla e gatshme për Barcelonën
03/10/2015
Barça u mposht 4:1 nga Celta Vigo dhe regjistroi dy fitore ndaj Las Palmas dhe Bayer Leverkusen.
Dhe përpara takimit me Sevillan, ish trajneri i Valencias tash i Sevillas, Emery, është i bindur se fituesi i Europa Ligës është e përgatitur për ballafaqimin me “Blaugranat”.
“Ne jemi të ngazëllyer për të përballur me Barcelonën dhe të sfidohemi me vështirësitë e një ekipi të madh me lojtarë të mëdhenj në stadiumin tonë”, tha ai,.
“Lojtarët janë të ndërgjegjshëm dhe të gatshëm për të fituar. Ata kanë dëshirën dhe sot në Ramon Sanchez Pizjuan është rasti ideal për të demonstruar motiv për fitore duke u dhënë gëzim tifozëve”, ka theksuar Emery. /Telegrafi/


