Sërish panik në Mançester: Policia evakuon qendrën tregtare për shkak të alarmit për bombë – arrestohet një person (Foto/Video)
23/05/2017
Qendra tregtarë Arnadale në Mançester është evakuuar, pasi policia dyshon për vënie të bombës.
Qindra njerëz janë filmuar duke vrapuar drejt dyerve, derisa në vendin e ngjarjes janë shfaqur forca të shumta të policisë të armatosur deri në dhëmbë, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave angleze, policia u kishte thënë qytetarëve të ikin derisa pas disa minutave është mbyllur qendra tregtare.
Një person është arrestuar pasi kishte bërtitur “këtu është bomba”. /Telegrafi/


