Serie A: Juve dhe Roma të pandalshëm
Derisa Juventusi fitoi derbin e qytetit përballë Torinos, Roma triumfoi në derbin e javës së 13-të në kampionatin italian përballë Interit.
Miralem Pjanic ishte heroi i Romës duke shënuar dy gola, për të siguruar vend në ekipin më të mirë të javës. Ai shoqërohet në ekip nga bashkëlojtari i tij Radja Nainggolan, i cili ishte arkitekti i shumicës së rasteve të Giallorossëve.
Në mesfushë spikat edhe emri i Andrea Pirlo, ishte pa dyshim më meritori për fitoren e Juves, pasi fillimisht kontribuoi në penaltinë e fituar dhe më pas shënoi golin vonshëm të fitores. Katërshja e mesit të fushës plotësohet nga Mati Fernandez, i cili shënoi dy gola në fitoren e Fitorentinas ndaj Cagliarit.
Eder vazhdon të gëzojë formë të shkëlqyeshme për Sampdorian, duke ndihmuar klubin të nxjerrë barazim ndaj Napolit. Ai shoqërohet në vijën e sulmit të javës nga Jeremy Menez, i cili shënoi dy herë për të ndihmuar Milanin të fitojë 2-0 ndaj Udineses.
Në vazhdim më të mirët e javës në Serie A:
Portier: Albano Bizzarri (Chievo)
Mbrojtës: Bruno Peres (Torino); Paolo Cannavaro (Sassuolo); Sinisa Andelkovic (Palermo); Faouzi Ghoulam (Napoli)
Mesfushorë: Miralem Pjanic (Roma); Radja Nainggolan (Roma); Andrea Pirlo (Juventus); Mati Fernandez (Fiorentina)
Sulmues: Eder (Sampdoria); Jeremy Menez (Milan).
/Telegrafi/


