Please enter at least 3 characters.

Serbia përgatit ofansivën kundër sportit të Kosovës

2016/01/serbia-p-euml-rgatit-ofansiv-euml-n-kund-euml-r-sportit-t-euml-kosov-euml-s_hd.jpg

Mediat serbe shkruajnë se Ministria e sportit e Serbisë dhe strukturat e tjera të saj, janë duke u mobilizuar për të bllokuar anëtarësimet e reja të Federatave sportive të shtetit të Kosovës në ato evropiane e botërore.

“Shteti i Serbisë seriozisht merret me çështjen e pranimit të organizatave kosovare të sportit në radhët organizatave evropiane e botërore të sportit”, shkruan “Kurir”.

“Ministria e sportit dhe rinisë me kujdes përcjell situatën dhe do të reagojë në përputhje me politikën shtetërore”, thuhet nga Ministria e sportit e Serbisë për gazetën, “Kurir”.

“Do të kujdesemi për interesin e sportistëve dhe interesin tonë nacional. Federata e hendbollit e Serbisë bëri çmos që ishte në fuqinë e saj. Për hapat tonë të mëtutjeshëm opinioni do të informohet”, raporton gazeta beogradase. /Telegrafi/