Please enter at least 3 characters.

Senati Amerikan akuzon princin saudit për vrasjen e gazetarit Khashoggi

2018/12/Senati-amerikan.jpg

Senati Amerikan miratoi sot pa asnjë kundërshtim, një rezolutë që e akuzon princin saudit të kurorës, Mohammed Ben Salmane, si përgjegjës të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Kjo rezolutë e miratuar me votim me gojë, kundërshton hapur presidentin amerikan, duke specifikuar se Kongresi vlerëson që princi i kurorës, Mohammed Ben Salmane, është përgjegjës për vrasjen e sauditit, Jamal Khashoggi.

Asnjë datë nuk është përcaktuar ende për një votim në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe më pas është i nevojshëm që Donald Trump ta nënshkruajë atë për të hyrë në fuqi. /Telegrafi/