Please enter at least 3 characters.

Sëmundjet hematologjike, analizat e gjakut, anemia dhe ndikimi i ushqimit – flet doktor Fitim Gashi

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar për sëmundjet hematologjike (gjakut).

Hematologu Fitim Gashi në këtë episod ka folur për përbërjen e gjakut, analizat që na tregojnë gjendjen e përgjithshme, sëmundjet më shpeshta, aneminë, ndikimin e ushqimit, etj.

“Analizat bazë rutinë të cilat mund të bëhen në çdo qendër të mjekësisë familjare janë sedimenti i eritrociteve, pasqyra e gjakut, etj. Pasqyra e gjakut konsiston në atë sa janë eritrocitet, hemoglobina, leukocitet, trombocitet, etj. Është një pasqyrë e përgjegjshme në bazë të cilave mjeku e vlerëson pastaj gjendjen”, tha ai.

Hematologu Fitim Gashi në podcastin "Shëndeti në rend të parë"

Doktor Gashi ka folur edhe për aneminë.

Ai bëri të ditur se anemia është një gjendje që karakterizohet me zvogëlimin e numrit të eritrociteve, nivelin e ultë të hemoglobinës dhe hematokritit.

Tutje, doktor Gashi ka treguar edhe simptomat që mund t’i kemi kur jemi anemikë, cilat ushqime ndikojnë në përmirësimin e anemisë, etj.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë”, mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/