Please enter at least 3 characters.

Sela: E reja do të ngadhnjejë përballë të vjetrës (Video)

2017/10/Ziadin-Sela-zgjedhjet.jpg

Ziadin Sela ka folur për ditën e zgjedhjeve, duke falemnderuar qytetarët që e kanë votuar në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Sela në fund të videos falemnderuese ka folur edhe për të ardhmen duke thënë se e reja do të ngadhnjejë mbi të vjetrën.

''Dua të ju siguroj një gjë, e reja do të ngadhnjejë mbi të vjetrën. E reja do të fitojë duke nisur nga Likova, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Struga dhe anekënd ku garon e reja'' tha Sela.

Siç duket, Sela e ka paralajmëruar koalicionimin me Lëvizjen Besa për rrethin e dytë, duke përmendur emra vendesh ku Lëvizja Besa është në rreth të dytë kundër BDI-së. /Telegrafi/