Sekreti interesant i një zonje të vjetër për një martesë të lumtur
Sipas disa statistikave, thuhet se një përqindje e lartë e martesave përfundojnë me divorc, një përqindje tjetër jetojnë një martesë pa lumturi, ndërsa vetëm një përqindje e vogël bëjnë një jetë të lumtur martesore
Por, si mund të arrijë një çift të jetoj një jetë të lumtur dhe pa probleme?
Për ta mësuar këtë, Telegrafi e sjell historinë e një të moshuare, e cila ka bërë bujë në media.
“Na ishte një herë një plak dhe gruaja e tij që kishin bërë një jetë të mrekullueshme, të gjatë e të lumtur së bashku.Ata i kishin ndarë me njëri-tjetrin tërë eksperiencat dhe sekretet, mirëpo gjithmonë kishte një gjë që gruaja e plakut i kishte kërkuar atij të mos e bënte asnjëherë: të mos e hapte kutinë e vjetër të këpucëve që e mbante në dollapin e saj!Mashkulli asnjëherë nuk kishte pyetur se çfarë kishte në atë kuti. Ai gjithmonë mendonte se është diçka intime, femërore..Një ditë, gruaja e tij u sëmur. Së shpejti shëndeti i saj u keqësua shumë dhe ajo i kishte kërkuar t’ia sillte kutinë në spital, pasi që, siç kishte thënë ajo, është koha t’ia tregoj sekretin.Plaku kishte shkuar në shtëpi, e kishte gjetur kutinë dhe e kishte hapur. Brenda kishte gjetur dy kukulla të thurura dhe një grumbull të madh parash... Ishin rreth 95,000 dollarë aty.Por, si? Pse? Kishte vështirësi të qetësohej, ishte tronditur nga shuma e madhe e parave.‘Para se të martohemi, gjyshja më kishte treguar sekretin e një martese të lumtur. Duhet t’i përmbahesh vetëm një rregulle: asnjëherë mos u fjalos me partnerin. Ajo gjithashtu më kishte thënë se çdo herë që ti më zemëron, unë duhet të ulem dhe të thurë një kukull’, i ishte drejtuar plaka burrit të saj.Plaku ishte prekur nga këto fjalë, pasi që kishin qenë vetëm dy kukulla të thura në kuti. Gjatë 50 viteve së bashku, dukej që ai e kishte nervozuar gruan e tij vetëm dy herë. Ai e kishte përqafuar gruan e tij të sëmurë dhe e kishte puthur.‘Por, paratë si i mblodhe?’, e kishte pyetur ai me kureshtje.‘Oh.. paratë.. Ato i kam fituar nga shitja e kukullave’”, kishte thënë ajo me një buzëqeshje. /Telegrafi/


