Sejdiu: Titulli, meritë e futbollistëve
Skuadra nga Drenasi dot me barazimin kundër Trepçës ’89 (1-1), do të dimërojë në krye të tabelës.
Tekniku mitrovicas tha se lojtarët e tij kanë treguar karakter të fortë në gjitha ndeshjet e pjesës së parë të garave.
“Titulli është meritë ekskluzive e futbollistëve. Ata treguan performancë mjaft të mirë në 16-të ndeshjet e zhvilluara, andaj titulli është meritë e tyre”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka shtuar se Ferronikeli ka kaluar parashikimet.
“Synimet tona kanë qenë që fillimisht të jemi një skuadër solide, por ne kaluam parashikimet tona dhe tani gjendet këtu, por ne synojmë që edhe në stinorin pranveror ta ruajmë këtë formë dhe këtë pozite”, tha ai.
Sejdiu shpreson se Ferronikeli edhe në pjesën e dytë të garave do të vazhdojë më formën e mirë. /KP/Telegrafi/


