Së shpejti Massive Fest në Gjakovë
24/03/2017
Për herë të parë këtë vit do të mbahet festivali me pretendim për t’u bërë tradicional, Massive Fest.
Festivali pritet të ketë gërshetim të zhanreve të muzikës, me performerë ndërkombëtarë.
Vet organizatorët thonë se ky festival pritet të jetë tradicional dhe do të jetë ndër më të mëdhenjt në Kosovë.
“Ky festival do të mbahet së shpejti ku do t'i konfirmojmë edhe datat. I kontribuon të rinjve dhe zhvillimit të Gjakovës. Shpresojmë të ketë sukses dhe të jetë festival tradicional”, thotë Arianit Morina, organizator i Massive Fest.
Shumë shpejt pritet të konfirmohen edhe artistët e parë që do të performojnë në këtë festival. /Telegrafi/


