Së shpejti martohen, Granit Xhaka shfaqet i lumtur bashkë me Leonitën një ditë pas propozimit për martesë (Foto)
23/06/2017
Gjatë ditës së djeshme (e enjte) në të gjitha mediat qarkulloi lajmi për propozimin romantik që mesfushori kosovar Granit Xhaka i bëri të fejuarës së tij, Leonita Lekajt.
Kjo e fundit pranoi duke thënë "Po", me ç'rast dha edhe shenjën jeshile që planet e çiftit për martesë duket të jenë të afërta.
"Ajo tha Po", Granit Xhaka ulet në gjunjë dhe i propozon martesë të fejuarës së tij, Leonitës (Foto)
Ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, dhe këtë gjë e vërteton edhe fotografia e fundit që Graniti ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Ai dhe Leonita mbrëmjen e kaluar ishin veshur shumë elegantë në ngjyrën e bardhë, gjersa në valën e shumë komenteve nga ndjekësit e tyre, ata marrin shumë komplimente për dukjen dhe harmoninë që rrezatojnë. /Telegrafi/


