Së shpejti fillon turneu për femra në video-lojën Rocket League
01/03/2023
Rocket League Esports dhe kompania e shërbimeve financiare Ally Financial kanë shpallur Ally Women's Open, një turne i ri për femra në video-lojën Rocket League.
Turneu pritet të fillojë me datën 25 mars dhe do të shpërndaj çmime në vlerë 30.000 dollarë.
Ky partneritet e sheh kompaninë Ally të bëhet një sponsor zyrtar i ligës RLCS të Amerikës së Veriut, dhe gjithashtu përfshin markën në transmetimet RLCS gjatë ndarjeve të dimrit dhe pranverës, shkruan esportsinsider.
Ally Women's Open do të prodhohet nga platforma e eSports për femra Raidiant dhe do të udhëhiqet nga një ekip menaxhues vetëm femra.
Turneu do të transmetohet në kanalin zyrtar të Rocket League në platformën Twitch. /Telegrafi/


