Please enter at least 3 characters.

Scholes kërkon zëvendësimin e Lindelofit te Unitedi

2020/08/VictorLindelof-2-e1597664581276.jpg
295:"COLOGNE, GERMANY - AUGUST 16: Victor Lindelof of Manchester United holds off Lucas Ocampos of Sevilla FC during the UEFA Europa League Semi Final between Sevilla and Manchester United at RheinEnergieStadion on August 16, 2020 in Cologne, Germany. (Photo by Ina Fassbender/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, beson se Victor Lindelof duhet të zëvendësohet në mbrojtjen e skuadrës, pas eliminimit nga Liga e Evropës.

Djajtë e Kuq pësuan nga Sevilla me rezultat 2-1, ndërsa Luuk de Jong gjeti hapësirë ndërmjet Lindelof dhe Aaron Wan-Bissaka para se ta shënonte golin e fitores në portën e David de Geas.

Scholes mendon se e gjithë mbrojtja e Djajve të Kuq duhet fajësuar për golat e pranuar, por e ka fajësuar në veçanti suedezin.

(Foto: Ina Fassbender/Pool via Getty Images/Guliver)

“Po aq sa Unitedi e meritoi fitoren, nuk ka dyshim për këtë, sepse ishte skuadra më e mirë – por duhet thënë se në golin e dytë, pjesa e mbrojtjes ishte shokuese”.

“Padyshim që Lindelof si qendërmbrojtës e ka qendërsulmuesin, ai duhet të kujdeset për të, këndi i trupit të tij ishte krejtësisht i gabuar...”.

“Shumë gjëra ishin keq në atë gol. Mund ta fajësosh gjithë katërshen defensive për atë gol. Por, sipas meje, Lindelof është problemi më i madh”.

“Nuk jam i sigurt nëse Lindelof është partner i denjë për Maguire. Mendoj se kanë nevojë për një mbrojtës më dominues pranë tij”, ka deklaruar Scholes për BT Sport. /Telegrafi/