Please enter at least 3 characters.

Schneiderlin zgjodhi fanellën me numër 2, por mësoni cilët janë numrat më të çuditshëm që janë mbajtur në Ligën Premier (Foto)

2017/01/schnederlin-2.png

Në Ligën Premier gjithmonë ka pasur futbollistë që kanë befasuar me numrin që kanë zgjedhur për të bartur në fanellën e tyre.  

Sulmuesi mitik, Nwankwo Kanu kishte zgjedhur fanellën me numër 4 për kombëtaren e tij, Nigerinë, dhe Lothar Matthaus që zgjodhi numrin 10-të për fanellën e tij të Gjermanisë, ashtu sikurse edhe mbrojtësi Marcel Desally që fitoi Kupën e Botës 1998 me Francën, në fanellë me numrin 8, përcjell Telegrafi.

Por, ky avaz i numrave kontrovers për dallim nga pozitat që luajnë, nuk ishte edhe në kuadër të skuadrave të Ligës Premier, pasi deri vonë ishte vetëm një futbollist i Tottenham Hotspur që kishte marr guximin për të marr numër tjetër nga pozita.

Megjithatë, në shekullin 21 ky trend i numrave të çuditshëm u rrit shumë në kampionatin anglez, ku i fundit që befasoi me numrin e fanellës është mesfushori francez, Morgan Schnederlin, i cili pas transferimit të tij në Everton zgjodhi fanellën me numër 2. /Telegrafi/

Më poshtë Telegrafi iu sjell një listë me futbollistët që kanë mbajtur numrat më të çuditshëm në Ligën Premier:Darren Anderton (Tottenham, 1992-99)

Winston Bogarde (Chelsea, 2000-04)

Milan Baros (Liverpool, 2002-2005)

William Gallas (Arsenal, 2006-2010)

Abou Diaby (Arsenal, 2006-2015)

Khalid Boulahrouz (Chelsea, 2006-08)

Steve Sidwell (Chelsea, 2007-08)

Asamoah Gyan (Sunderland, 2010-12)

Clint Dempsey (Tottenham, 2012-13)

Samuel Eto'o (Everton, 2014-15)

Glen Johnson (Stoke, 2015 – luan ende)