Please enter at least 3 characters.

SBASHK-u: Ngritja e pagave në arsim të ndodhë sa më shpejt

2017/05/Rrahman-Jasharaj-viziton-grevistet-ne-shkollen-nazim-gafurri-foto-ridvan-slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

SBASHK-u përmes një komunikate për media të enjten ka përshëndetur paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave në sektorin e arsimit dhe në sektorët tjerë, duke apeluar që kjo gjë të ndodhë shumë shpejt.

Kërkesën për ngritje pagash kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e kishte shtruar edhe në takimin e delegacionit të BSPK-së me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrat Avdullah Hoti e Arban Abrashi, më 12 prill 2017, për të marrë përgjigjen se ka angazhime të Qeverisë për të realizuar një ngritje pagash bazuar në ngritjen ekonomike, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u thekson se në vazhdimësi, krahas angazhimeve për realizimin e kërkesave që dalin nga Kontrata Kolektive, ka shtruar edhe çështjen e nevojës për ngritje pagash, së paku sipas ngritjes ekonomike, ashtu siç ka premtuar kryeministri Mustafa dhe Kabineti i tij. /Telegrafi/