Please enter at least 3 characters.

Sarri nuk llogaritë në gjashtë lojtarë, në mesin e tyre edhe Vedat Muriqi

2021/10/GetPaidStock.com-617c157d745bd.jpg
297:"Bologna FC v SS Lazio - Serie A Vedat Muriqi Lazio portrait during the Italian football Serie A match Bologna FC vs SS Lazio on October 03, 2021 at the Renato Dall& 39Ara stadium in Bologna, Italy Bologna Italy livemedia-bolognaf211003_npZCf PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xEttorexGriffonix
21:"imago images/NurPhoto

E ardhmja e Vedat Muriqit, i cili vitin e kaluar u transferua nga Fenerbahçe te Lazio për 20 milionë euro duket e qartë.

Sulmuesin ynë nuk e ka dhënë atë që është pritur në klubin italian dhe duket se trajneri Maurizo Sarri tashmë ka marr vendin për të.

Trajneri ka dhënë udhëzime që lojtarët që nuk kanë mundur të japin atë që është kërkuar, të dërgohen në formë huazimi apo të shiten.

Një nga emrat që është në rendin e ditës për t'u larguar nga Lazio është Vedat Muriç, i cili sezonin e kaluar iu bashkua skuadrës nga Fenerbahçe për 20 milionë euro.

Sipas Corriere Dello Sport, Sarri ka kërkuar që gjashtë futbollistë të largohen, në  mes tyre edhe Vedat Muriqi.

Sarri po ashtu ka kërkuar nga klubi një mbrojtës të krahut dhe një qendërmbrojtës. /Telegrafi/