Please enter at least 3 characters.

Sarri nuk është i shqetësuar për koret e tifozëve kundër stilit të tij të lojës

2019/02/Maurizio-Sarri-e1550570528568.jpg
262:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 18: Maurizio Sarri, Manager of Chelsea looks thoughtful during the FA Cup Fifth Round match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on February 18, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea është eliminuar nga FA Cup pas humbjes në Stamford Bridge nga Manchester Unitedi me rezultat 0-2.

Me këtë rast duket se përfundoi edhe durimi i tifozëve drejt teknikut italian, por Maurizio Sarrit nuk i bëhet vonë edhe aq për mendimet e tifozëve.

"Ne kemi luajtur futboll të hutuar në pjesën e dytë, por edhe në të parën kemi luajtur mirë", ka thënë Sarri.

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

"Pozita ime? Nuk është problem. Lidhja (me klubin) nuk është aq e rëndësishme, por është e mirë".

Tifozët Blu gjatë ndeshjes kundër Unitedit kanë kënduar kore kundër stilit të lojës së trajnerit italian, ku gjithë përqendrimi është te mbajtja e topit.

"Jam i shquar për rezultatin, jo tifozët", ka shtuar Sarri, ndërsa i pyetur se a i kishte dëgjuar më parë këto thirrje nga tifozët, ai vazhdoi: "Jo, për të gjithë ishte hera e parë".

Chelsea nuk renditet mirë në Ligën Premier, Blutë renditen në vendin e gjashtë me 50 pikë. /Telegrafi/