Please enter at least 3 characters.

Sarri: Juventusi fitoi me fat ndaj Atalantas

2019/11/Sarri-vs-Atalanta.jpg
226:"BERGAMO, ITALY - NOVEMBER 23: Juventus coach Maurizio Sarri looks on during the Serie A match between Atalanta BC and Juventus at Gewiss Stadium on November 23, 2019 in Bergamo, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Maurizio Sarri e ka pranuar pranon se Juventusi ishte "me fat" në fitoren ndaj Atalantas.

Bianconerët morën një fitore të vështirë, por të madhe në udhëtim te Atalanta me rezultat 3-1 falë dy golave nga Gonzalo Higuain dhe një nga Pauolo Dybala.

Kjo fitore me rikthim ndaj Atalantas ka bërë që trajneri Sarri të thotë pas ndeshjes se ekipi i tij ishte me fat që mori tri pikët.

"Ishte një lojë zbavitëse me tempo dhe intensitet, ndeshje që nuk e shihni zakonisht në Serie A", ka thënë fillimisht Sarri për Sky Sport Italia.

"Ne humbëm kokën pas penalltisë së tyre të humbur, duke menduar gjithçka, përveç lojës së futbollit dhe i lejuam Atalantas të merrte kontrollin e plotë".

"Ata merituan të shkonin përpara".

"Ne ishim me fat që shënuam golin e barazimit në një veprim kaotik kundër lojës dhe prej andej treguam besimin se mund ta fitonim", përfundoi italiani. /Telegrafi/