Please enter at least 3 characters.

Sara Hoxha me ‘kunj’ për Erik Fullanin pas aludimeve të fundit

Pak ditë pas publikimit të disa pamjeve që kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale, ku pretendohej se ish-partneri i saj Erik Fullani ishte parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjatë pushimeve, Sara Hoxha ka ndarë një reflektim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Në një postim në InstaStory, influencerja ka shkruar një mesazh për lënien pas të gjërave që nuk varen më prej saj.

“Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur…”, shkruhej në postim.

Foto: Instagram

Ky reagim ka bërë që shumë ndjekës të dyshojnë se mesazhi mund të ketë lidhje me situatën e fundit në jetën e saj private dhe me raportimet për Erik Fullanin.

Megjithatë, Sara nuk ka përmendur emra dhe nuk ka konfirmuar nëse postimi i saj lidhet me ish-partnerin.

Deri tani, gjithçka mbetet vetëm në nivel aludimesh, ndërsa influencerja ka zgjedhur të mos japë detaje apo sqarime për kuptimin e këtij mesazhi.

Dyshja vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, përkundër thashethemeve të fundit. /Telegrafi/

Erik Fullani dhe Sara Hoxha