Please enter at least 3 characters.

Sara Gjordeni dhe Bardhi sjellin pamje nga apartamenti i tyre i ri

2024/05/collage-23-scaled.jpg

Sara Gjordeni dhe Bardhyl Idrizi - Bardhi tashmë kanë nisur një jetë të re në Tiranë.

Dyshja, të cilët u njohën në Big Brother VIP Albania 3, po presin një fëmijë së bashku.

Ndonëse modelja është në muajt e parë të shtatzënisë, ajo po fillon me përgatitjet për jetën e re që do të nisë me artistin.

Foto: Screenshot/TikTok

Së fundmi ka ndarë në TikTok pamje të apartamentit të ri, ku do të jetojnë me Bardhin.

"Ndryshimet e apartamentit do t'i jetojmë bashkë hap pas hapi sepse do kërkoj ide edhe nga ju herë pas here", ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/TikTok

"Mezi presim të ndajmë me ju pjesëzat e vogla të jetës sonë të re", shtoi zeshkania.

Sara këtë periudhë ka marrë komente të shumta nga njerëzit, disa nga të cilat i ka ndarë edhe përmes Instagramit. /Telegrafi/