Please enter at least 3 characters.

“Sapo Mourinho erdhi të fliste, për mua, gjithçka mbaroi” - Fabregas tregon për kthimin në Angli

Cesc Fabregas ka rikujtuar se një bisedë me Jose Mourinhon ishte vendimtare për ta bindur të transferohej te Chelsea në verën e vitit 2014, pavarësisht se fillimisht po mendonte seriozisht një rikthim te Arsenali.

Mesfushori kampion bote u largua nga Barcelona për herë të dytë atë verë, duke u rikthyer në Ligën Premier përmes një transferimi të raportuar prej 33 milionë eurosh. Më parë, Fabregas kishte zhvilluar 212 paraqitje me Arsenalin, ku kishte shkuar ende adoleshent.

Ai pranoi se instinkti i tij i parë ishte të kthehej te “Topçinjtë”. “Mendimi im i parë ishte: ‘Po kthehem te Arsenali’”, tha Fàbregas.

Por gjithçka ndryshoi pasi u takua me Mourinhon: “Sapo Mourinho erdhi të fliste, për mua, gjithçka mbaroi”.

Sipas Fabregas, trajneri portugez i paraqiti në detaje projektin e Chelseat, planet për skuadrën dhe ambiciet e klubit, çka e bindi ta pranonte ofertën.

Fàbregas më pas pati një periudhë të suksesshme në “Stamford Bridge”, duke fituar Ligën Premier dhe trofe të tjerë vendorë nën drejtimin e Mourinhos. /Telegrafi/